Kulturë - Art - Fe

Eliminimi i injorancës është pararendës i zhdukjes të terrorizmit

Sejjid Sharif Al-Ameli
Sejjid Sharif Al-Ameli

Për zhdukjen e terrorizmit, injoranca duhet të zhduket me qëllim që të eliminohet terrorizmi.

"Nëse terrorizmi paraqitet me veshje fetare, atëherë supozohet se feja ka një problem, e jo terrorizmi", theksoi kryetari i kompleksit Al-Hoda, Sejjid Sharif Al-Ameli, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA).

Duke folur në Konferencën Islamike me titull "Muslimanët  kundër  terrorizmit, ekstremizmit"  në Brazil, kleriku fetar theksoi respektimin e parimeve të Islamit, duke e lënë mënjanë përkatësinë etnike, ngritjen e nivelit të arsimit, duke përdorur Kur’anin e Shenjtë, këto janë mjete dhe mënyra për të çrrënjosur ekstrimizmin dhe terrorizmin.

U theksua roli i dijetarëve fetarë, kryetari i kompleksit Al-Hoda, tha se "mendimtarët dhe klerikët fetarë luajnë rolin kryesor në këtë lidhje dhe pritet të heqin paragjykimet".

"Intelektualët fetarë duhet të jenë në ballë të zgjidhjes së problemeve në shoqëritë islamike dhe jo vetëm të deklarojnë atë që është e lejuar dhe e ndaluar në fenë Islame", theksoi Sejjid Sharif Al-Ameli.

Burimi: Taqrib News Agency (TNA)