Kulturë - Art - Fe

Libri “Njeriu i Përsosur” është botuar në Baku në gjuhën ruse

Fondacioni për Studime Islamike në Rusi ka publikuar përkthimin në gjuhën ruse të librit  ”Njeriu i Përsosur”, një libër i shkruar nga Ajetullah  Murteza Motahari, i cili është botuar në Baku, Republika e Azerbajxhanit.

Sipas islamfond.ru, në fund të vitit 2016, libri  i Ajetullah Murteza Mutahhari - "Njeriu i Pësosur" - ka hyrë në tregun e librave në gjuhën ruse në Azerbajxhan me mbështetjen e Fondacionit të Kërkimeve të Kulturës Islame.

Ky libër është përkthyer nga persishtja nga M. Mahshulov dhe u përgatit për botim nga shtëpia e njohur botuese  "Parlag Imzalar", në Baku.

Në vitin 2008 kjo vepër e Ajetullah Murteza Mutahhari u botua në Rusi me ndihmën e Zyrës së Përfaqësuesit të Kulturës në Ambasadën e Iranit në Rusi dhe Fondacioni i Kërkimeve Kulturës Islame. 

Ky libër, është një nga veprat më të njohura të dijetarit musliman Ajetullah Murteza Mutahhari,  që përmban një analizë të pikëpamjeve të shkollave të ndryshme 'mbi fenomenin "Njeriu i Përsosur". Duke studiuar, analizuar ideologjitë perëndimore dhe lindore  dhe autori arrin në një përfundim se vetëm Islami, i cili është i bazuar në ligjet e shenjta dhe pasqyron këndvështrimet e ideologjive të tjera, është në gjendje për të ngritur tërësishtë një njeri të përsosur.

Libri është i përgatitur mirë dhe përfshin titullin, emrin e autorit në gjuhën azere. Edicioni do të shpërndahet brenda Azerbajxhanit.

Fondacioni ka botuar një përkthim në gjuhën ruse të librit me titull "Fatima është Fatima", nga  dr. Ali Shari'ati.

Instituti Sadra ka bashkëpunuar në botimin e veprës.      

Burimi: Islamfond.ru