Ajetullah Muhammed Huxxhatie:Hz.Masumeh, një model për gratë
Udhëheqësi i Namazit të Xhumasë në Kermanshah I këshilloi gratë të merrnin shembull Hz. Masumeh si një model në jetën e tyre.
Duke folur në një ceremoni fetare, me rastin e shënimt të përvjetorit të lindjes së Hz. Masumeh (a.s.) udhëheqësi apo Imami i Namazit të Xhumasë në Kermanshah, Ajetullah Muhammed Huxhatie i këshilloi muslimanët në këtë ditë duke u bërë thirrje grave të ndjekin rrugën e saj, raportoi Agjencia e Lajmeve, Taqrib News Agency (TNA).
Autoriteti fetar përmendi karakteristikat e saj duke vënë në dukje se, "Hz. Masumeh (a.s.) nga fëmijëria e saj ishte e dashur, e durueshme, e ndershme dhe e devotshme.".
Iranianët festojnë Ditën Kombëtare të Grave për të nderuar përvjetorin e lindjes së motrës së Imam Rizait, Hazreti Masumeh.
Xhamia e Shenjtë e Hz. Masumeh është në qytetin Kum. Xhamia dhe qyteti Kum konsiderohen nga muslimanët shia të jenë vendet e dyta më të shenjta në Iran pas qytetit Mashhad.
Hz. Fatima Masumeh ishte motra e Imamit të tetë (Imam Rizait) dhe e bija e Imamit të shtatë (Musa el-Kazimit).
Burimi: Taqrib News Agency (TNA)