Aktivitetet të përgjithme Kur'anore
Rreth një milion nxënës të shkollave kanë marrë pjesë në një plan tematik të mësimit përmendësh të Kur'anit të mbajtur nga ministria e arsimit të Iranit, tha një zyrtar.
Muhammed Riza Mussayebzadeh, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Kur'anit, tha se ishte pjesë e aktiviteteve të kryera nga ministria për të trajnuar mësuesit e Kur'anit, duke pasur parasysh rëndësinë e Kryetarit të Revolucionit Islamik në trajnimin e 10 milion hafizëve të Librit të Shenjtë, Kur’anit, në Iran.
Ai tha se ministria gjithashtu mori pjesë në Planin Nur (mësimin përmendësh të Kur'anit) në të cilin rreth 4 milion nxënës filluan të mësojnë Kur’anin përmendësh.
Duke iu referuar veprimtarive të tjera Kur'anore të Ministrisë së Arsimit, Muhammed Riza Mussayebzadeh i tha agjencisë së lajmeve Tasnim se ka themeluar 750 Qendra Kur’anore (Dar-ul-Kur'an) në shkollat anembanë Iranit.
Ai gjithashtu theksoi botimin e librave të ndryshëm me tema Kur'anore dhe fetare, mbajtjen e Garave Kur'anore dhe fetare për nxënësit e shkollave dhe organizimin e sesioneve të këndimit të Kur'anit në shkolla dhe në departamentet e arsimit, si disa aktivitete të tjera Kur'anore dhe fetare të ministrisë.
Burimi: IQNA