Fjalori i shprehjeve Islame në gjuhën e shenjave është përuruar në Irak
Fjalori i parë i termave Islamike në gjuhën e shenjave është përuaruar nga Qendra e Imam Hussejnit (a.s.) në bashkëpunim me Astanin (Kujdestarinë) e Xhamisë së Shenjtë të Imam Hyssejnit (a.s.) në Qerbela të Irakut.
Sipas faqes së internetit të Astanit, Fjalori është përuruar në një ceremoni ku morën pjesë Sejjid Xha’fer Al-Mousavi, Kujdesta i Xhamisë së Shenjtë të Imam Hysejnit (a.s.), figura të shquara fetare, kulturore, akademike dhe përfaqësues të organizatave bamirëse.
Basim Al-Atvani, drejtori i qendrës, në fjalimin e tij gjatë programit, tha se një numër i ekspertëve në gjuhën e shenjave dhe ata me dëmtime dëgjimi nga krahina të ndryshme të Irakut bashkëpunuan në përpilimin e fjalorit.
Përveç përkthimit të termave islamike, fjalori përfshin informacion mbi çështjet Kur'anore, lutjet, hadithet e Ehl ul-Brjtit (a.s.), historinë islame, drejtësinë Islame dhe besimin Islam.
Burimi: Fa News