Mbi 128,000 hafizë të Kur'anit në Turqi
Një zyrtar fetar turk tha se ka mbi 128,000 hafizë të Kur'anit të Shenjtë në Turqi.
Benjamin Albajrak, zyrtar në Kryesinë Turke të Çështjeve Fetare (Diyanet), tha se numri i hafizëve të Kur'anit të regjistruar në Diyanet që nga viti 1976 ka arritur në 128.440, raportoi në faqen e internetit Turkiyaalan.
Ai tha se të gjithë kanë marrë certifikata që tregojnë se ata e kanë mësuar Kur'anin përmendësh.
Sipas Albayrak, rreth 70.000 nxënës po mësojnë gjithashtu në kurse për mësimin e Kur’anit përmendësh në shkolla në të gjithë vendin.
Përafërsisht 5,000 instruktorë të Kur’anit janë të përfshirë në mësimin përmendësh të Kur'anit, tha ai.
Zyrtari shtoi se 6.500 nxënës të shkollave arritën të merrnin çertifikatat e hivzit, mësimit përmendësh të Kur'anit në vitin 2016, ndërsa numri i atyre që kanë marrë certifikatën në vitin 2015 dhe 2014 ishte 6000 dhe 5500 respektivisht.
Ai vazhdoi duke thënë se 77,000 Kurse Kur'anore Verore po mbahen për fëmijët dhe të rinjtë në të gjithë Turqinë dhe se rreth 3 milion fëmijë ndjekin mësimet Kur’anore.
Turqia është një vend me shumicën muslimane në Azinë Perëndimore. Rreth 99 për qind e popullsisë së vendit janë musliman.
Burimi: IQNA