Kurse të specializuara Kur'anore përfundojnë në Birmingam, Angli
Një seri kursesh të specializuara Kur'anore të mbajtura në Birmingham, Angli, përfunduan me një ceremoni në fillim të kësaj jave.
Kurset u organizuan nga një degë e Qendrës Kur'anore në bashkëpunim me Astanin (Kujdestarinë) e Xhamisë së Shenjtë të Hazrat Abbasit (a.s.), sipas faqes së internetit të al-Kafeel.
Dhjetëra burra, gra, djem dhe vajza të moshave të ndryshme morën pjesë kurset, në të cilat mësuan leximin, këndimin dhe memorizimin e Xhyzit të 30-të të Kur'anit të Shenjtë.
Duke folur në ceremoninë e mbylljes, Shejh Ziaeddin al-Zubaidi, zyrtar në Qendrën Kur'anore, theksoi rolin që këto kurse mund të luajnë në promovimin e kulturës Kur'anore.
Ai falënderoi, gjithashtu, organizatorët dhe mësuesit e Kur'anit për përpjekjet e tyre për të nxitur kulturën dhe mësimet e Kur'anit të Shenjtë dhe Ehlul-Bejtit (a.s.).
Dega e Qendrës Kur'anore në Angli ka organizuar programe të ndryshme Kur'anore, duke përfshirë edhe kurse arsimore, që nga themelimi i saj.
Burimi: IQNA