Kulturë - Art - Fe

Algjeria shpërndan kopjet e Kur'anit në Rusi

Më shumë se 1000 kopje të Kur’anit të Shenjtë të shtypura në Algjeri u shpërndanë midis muslimanëve në Rusi.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Algjerisë, ato  u shpërndanë nëpër  xhami dhe qendra fetare në Moskë, në Siberi dhe rajone të Lindjes së Largët të Rusisë.

Shpërndarja në Moskë u zhvillua me një ceremoni të veçantë ku morën pjesë dijetarët muslimanë rusë dhe imamët e namazit të xhumasë.

Ambasada e Algjerisë në Moskë në një deklaratë tha se Fakëfi dhe Ministria e Çështjeve Fetare e Algjerisë e kanë bërë këtë veprim si pjesë të bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

Sipas Ambasadës, Ministria e Çështjeve Fetare e Algjerisë ka forcuar bashkëpunimin me Qendrat Islamike Ruse në vitet e fundit.

Algjeria është një shtet me shumicë muslimane në Afrikën e Veriut, ndërsa Rusia është një shtet me shumicë  krishterë ortodoks.

Vlerësohet se mbi 20-të  milionë banorë të Rusisë janë muslimanë.

Burimi: IQNA News