Kulturë - Art - Fe

Përkthyesi anglez i Kur’anit ndrroi jetë në moshën 94 vjeçare

Denys Johnson-Daviesan, përkthyes  i shquar letrar  nga gjuha arabe në anglisht, i cili përkthehte vepra të ndryshme nga arabishtja në anglisht vdiq të hënën.

Ndër përkthimet e tij nga arabishtja në anglisht ishte një përzgjedhje e sureve (kapitujve) të Kur’anit të Shenjtë.

Sipas faqes së internetit të al-Yawm al-Sabi, ai u varros në qytetin egjiptian Faiyum, që ndodhej 100 kilometra në jugperëndim të Kajros, siç kishte lënë amanet.

Denys Johnson Davies, i referuar si "përkthyesi kryesor nga gjuha arabe në  anglisht i kohës sonë" nga i ndjeri Edward Said, përktheu më shumë se njëzet e pesë vëllime të tregimeve, novelave, dramave dhe poezive dhe ishte i pari që përktheu veprën e fituesit të Nobelit, Naguib Mahfouz.

Ai gjithashtu ishte i interesuar për studime Islame dhe është bashkë-përkthyes i tri vëllimeve të hadithit të pejgamberit (a.s.).  Ai gjithashtu shkroi një numër të librave të fëmijëve të përshtatur nga burimet tradicionale arabe, duke përfshirë një koleksion të tregimeve të tij të shkurtra me titull ‘Fati i Një të Burgosuri’, i cili u botua në vitin 1999.

E lindur në vitin 1922 në Vancouver, Kanada me prindër anglisht-folës,  Davies e kaloi fëmijërinë e tij në Sudan, Egjipt, Ugandë dhe Kenia dhe më pas u dërgua në Angli në moshën 12 vjeçare. Ai studioi gjuhët orientale në Kembrixh dhe ka lektoruar  përkthimet nga letërsia angleze në disa Universitete në të gjithë botën arabe.

Në vitin 2007, ai u shpërblye me çmimin Shejh Zayed Book "Personaliteti i Kulturës i Vitit".

Burimi: ABNA24