Kulturë - Art - Fe

U botua në Rusi, në gjuhën tatare, Nahxhul Balagha, libri i Imam Aliut

Përkthimi i librit Nahxh ul Balagha në gjuhën tatare nga Muhammed Allam Mustafa u botua në Rusi.

Fndacioni Rus i Studimeve Islame ka botuar librin në bashkëpunim me Fondacionin Fetar Ikhlas të Ufa-s, Institutin Hikmah në Kum dhe Asemblenë Botërore të Ehl-ul Bejtit (a.s.).

Përkthyesi i librit  është imami dhe predikuesi i xhamisë Ikhlas në Ufa, kryeqyteti i Bashkurtustanit të Rusisë.

Libri është redaktuar nga Huxhat –ul -Islam Ali Mudabbir dhe Almas Alimxhan Ughli Sheikhulov.

Instituti i Botimeve Sadra-Moskë ka botuar librin në 464 faqe në alfabetin  cirilic.

Përkthimi në gjuhën tatare i dy pjesëve të Nahxh ul Balaghas, libri i urtësive dhe aforizmave, ishte botuar nga Fondacioni Islamik i Studimeve Islamike në 180 faqe së bashku me tekstin arab në vitin e kaluar.

Fondacioni kishte publikuar edhe përkthimin e parë në gjuhën ruse të Nahxh ul- Balaghas nga Abdul Kerim Taras Chernienko.

Edicioni i tretë i përkthimit u botua nga Instituti i Botimeve Sadra-Moskë në vitin 2015.

Nahxh ul Balagha është një përmbledhje e predikimeve, parimeve, lutjeve, letrave dhe aforizmave të Imam Aliut (a.s.) të përpiluar nga el-Sejjid  el-Sharif al-Radi rreth një mijë vjet më parë.

Burimi: IQNA News