Kulturë - Art - Fe

Konferenca Ndërkombëtare e Kur'anit është planifikuar të mbahet në Kum

Edicioni i 11-të i Konferences Ndërkombëtare të Kur’anit do të organizohet nga Universiteti i Shkencave dhe Mësimeve Kur'anore në Kum, Iran.

Qyteti i Shenjtë i Kum-it do të jetë mik-pritës i Konferencës Ndërkombëtare Kur’anore në muajin maj, 2018.

Tema kryesore e ngjarjes shkencore është luftimi i arrogancës në pikëpamje të Kur'anit të Shenjtë.

Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në konferencë mund të dorëzojnë kumtesat e tyre në Sekretariatin e Konferencës  deri më 21 nëntor 2017, sipas Agjencisë së Lajmeve Tasnim.

Për më shumë informacion, vizitoni  faqen www.iqro.ir.

Vitin e kaluar, më shumë se 420 kumtesa u dërguan në Edicionin e Dhjetë të Konferencës, e cila u mbajt me tema të tilla si Me Qenë Revolucionar në Pikëpamje të Kur'anit dhe Bazat Kur'anore të Revolucionit Islamik.

Burimi: IQNA News