Drejtësi për viktimat, pavarësisht vështirësive të prokurorëve
Prokurorët në ish-Jugosllavi duhet të zhvillojnë politika gjithëpërfshirëse për trajtimin e krimeve me bazë seksuale dhe gjinore për të garantuar drejtësi për viktimat, tha për BIRN zv/prokurorja e Gjykatës së Hagës Michelle Jarvis.
Michelle Jarvis, e cila bashkëredaktoi një libër me titull “Gjykimi në ICTY i dhunës seksuale gjatë konfliktit” me kryeprokurorin e Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë Serge Brammertz, tha për BIRN në një intervistë se shtetet e ish-Jugosllavisë kanë nevojë për një politikë gjithëpërfshirëse për trajtimin e krimeve seksuale të kohës së luftës, me viktimat në qendër të saj.
Sipas Jarvis, nga një total prej 161 personash të akuzuar nga prokuroria e ICTY, kishte element seksual në 93 raste.
Ajo tha se libri synonte të ndihmojë profesionistët ligjorë të negociojnë vështirësitë e ndjekjes penale të krimeve të tilla.
Kunarac u dënua me 28 vjet burg për skllavërim, përdhunim dhe abuzim të grave dhe vajzave në Foça gjatë luftës, dhe Jarvis shpjegoi se kjo çështje ishte e para që u fokusua ekskluzivisht në dhunën seksuale gjatë konfliktit.
Sipas Jarvis, prokuroria boshnjake deri më tani ka trajtuar 174 raste të cilat përfshiheshin akuza për dhunë seksuale, përfshirë 58 raste aktuale, nga një total prej 675 rastesh.
Jarvis vuri gjithashtu në dukje se hetimet e dhunës seksuale janë të vështira për prokurorët.