Amerike

Hakmarja e garantuar nukleare

Faktori kryesor i pengimit të Luftës së tretë botërore është fakti që Rusia posedon sistemin i cili i mundëson shkaktim të kundër sulmit hakmarrës nuklear, madje edhe në rast të shkatërrimit të tërësishëm  të qendrave komanduese dhe lidhjeve të njësive të saja raketore strategjike. Emri i tij është Perimetri, në SHBA e quajnë Dead Hand (dora e vdekur). Vendimin për lansimin e raketave komanduese e bie sistemi komandues kontrollues autonom, i cili është një kompleks i programuar në bazë të inteligjencës  artificiale. Sistemi themelor i menaxhimit të raketave strategjike quhet Kazbek, i cili është i njohur në bazë të kompleksit Çeget apo arkës(çantës) nukleare. Perimetri është sistemi alternativ komandues i forcave nukleare ruse. Është  destinuar për menaxhimin automatik të sulmeve masive nukleare. Zhvillimi i sistemit të ashtuquajtur të kundër sulmit të garantuar ka filluar gjatë Luftës së ftohtë, kur ishte e qartë se pajisjet për luftën radio elektronike të cilët pandërprerë përsoseshin me një shpejtësi të madhe do të kenë mundësi të bllokojnë kanalet e rregullta të menaxhimit të forcave strategjike nukleare. Ka qenë e nevojshme versioni rezerv për lidhje e cila do të garantojë sjelljen e urdhrit tek pajisjet lansuese.

 

         NATO-ja si amorale e ka karakterizuar krijimin e sistemit për kundër sulm nuklear i cili funksionon pa komandën e njeriut. Por, sistemi i përafërt i tillë ekziston edhe në SHBA,  është sistemi i quajtur Emergency Rocket Communications. Kështu që lindi ideja që raketa e cila është e pajisur me pajisje të fortë radiotransmetuese të shërbej si lidhje. Në fluturimin e vet mbi ish Bashkimin Sovjetik raketa e tillë ka përcjell urdhërat për lansimin e kokave bërthamore dhe atë jo vetëm nga qendrat komanduese të forcave të përbashkëta të njësive raketore me qëllime strategjike, por edhe direkt nga qendrat lansuese. Me rezolutë të mbyllur të qeverisës së ish BRSS-së nr. 695-227 të 30 gushtit 1974 për zhvillimin e sistemit për të cilin ishte i ngarkuar byroja projektuese jugore KB në qytetin Dnjepropetrovski, i cili ishte marr me projektimin dhe prodhimin e raketave interkontinentale balistike. Si bazë ka shërbyer raketa UR-100UTTH(Spanker, sipas klasifikimit të NATO-së). Testimet verore kanë nisur në vitin 1979 dhe lansimi i parë me transmetues me sukses është kryer me 26 dhjetor 1979. Testimet kanë konfirmuar bashkëveprimin me sukses të të gjitha komponentëve të sistemit të Perimetrit, si dhe aftësinë që koka bërthamore të raketës komanduese të mbaj trajektoren e parazgjedhur. Në nëntor të vitit 1984 raketa komanduese e cila ishte lansuar nga Polocki ka transmetuar komandën në qendrën lansuese  MBR RS-20 (SS-18, Satana sipas klasifikimit të NATO-së) në Bajkonur. Satana është lansuar dhe pas përpunimit të të gjitha shkallëve është shënuar goditja e kokës bërthamore në katrorin e dhënë në poligoninin Kamçat Kura. Perimetri ka hyrë në kujdestari luftarake në janar të vitit 1985. Sistemi prej asaj kohe disa herë është modernizuar, dhe tani si të tilla në cilësinë e raketave komanduese shfrytëzohen raketat bashkëkohore balistike interkontinentale.

 

         Bazën e sistemit e përbëjnë raketat balistike komanduese. Ato nuk fluturojnë mbi armikun, por fluturojnë mbi Rusinë, dhe në vend të kokave bërthamore termonukleare në pjesën e përparme të tyre gjenden transmetuesit të cilët dërgojnë urdhëratë për lansimin e të gjitha kokave bërthamore të vendosura në: tunelet nëntokësore, aeroplanat, nëndetëset si dhe komplekset mobile tokësore. Sistemi është tërësisht i automatizuar, faktori njeri në punën  e tij është i përjashtuar apo është minimal. Vendimin për lansimin e raketave komanduese e sjell sistemi autonom kontrollues komandues, i cili është një program kompleks i cili punon në bazë të inteligjencës artificiale. Ai pranon dhe analizon informata të shumta të ndryshme: për aktivitetin seizmik dhe të rrezatimit, shtypjen atmosferike, intensitetin e radio këmbimeve në frekuencat ushtarake, kontrollon telemetrinë nga pikat mbikëqyrëse të njësive raketore me qëllime strategjike si dhe të dhënat  për paralajmërimin e sulmit raketor.

 

         Për shembull, nëse zbulon burimet e shumta në formë pikash të rrezatimit të fortë jonik elektromagnetik, dhe i krahason me shënimet e çrregullimeve seizmike në koordinatat e njëjta, sistemi vjen në përfundim se është fjala për sulmin masiv nuklear. Në atë rast Perimetri mund të iniciojë kundërsulmin edhe pa Kazbekun. Versioni i dytë është kur nga sistemi për paralajmërim të sulmit raketor merr informatën për lansimin e raketave nga territori i shteteve tjera. Atëherë pushteti e vendos Perimetrin në regjimin luftarak. Nëse pas një kohe të caktuar nuk pason urdhri për ç’kyçje, sistemi nis të lansojë raketat. Vendimi i tillë mundëson që të përjashtohet faktori njeri dhe të garantohet kundërsulmi edhe në rast të shkatërrimit të tërësishëm të urdhrave nga njësitë lansuese. Perimetri në kohën e paqes “pushon”, por nuk ndal punën duke bërë analizën e informatave të ardhura. Gjatë kalimit në regjimin luftarak ose pas marrjes së sinjalit për alarm nga  njësit raketore për qëllime strategjike, kyçet sensori i rrjetës monitoruese për zbulimin e shenjave të eksplodimeve nukleare.

 

         Pushteti i Rusisë shumë here ka shprehur qartë shteteve të huaja se nuk ekziston rreziku nga lansimi raketor i rastësishëm apo jokomandues. Para fillimit të  sulmit kthyes Perimetri i nënshtrohet katër kushteve paraprake.

 

E para, a ka ardhur gjer te sulmi nuklear, pastaj provon funksionimin e lidhjes me shtabin e përgjithshëm kryesor, në rast se lidhja ekziston, sistemi i Perimetrit ç’kyçet. Në rast se shtabi i përgjithshëm nuk përgjigjet, Perimetri e kontakton Kazbekun, në rast se edhe ai nuk i përgjigjet, inteligjenca artificiale e Perimetrit përcjell  të drejtën në sjelljen  e vendimeve cilido personel ushtarak i cili gjendet në bunkerin komandues, edhe në rast se edhe këtu nuk vjen përgjigja,  atëherë Perimetri fillon të veprojë vetvetiu.

 

           Burimi: RUSKI VJESNIK