Kosova

Ish-ambasadori i SHBA’ve në OKB, nesër në Prishtinë me “Urdhrin e Pavarësisë”

Ish-ambasadori i SHBA’ve në OKB, në periudhën kur u shpall pavarësia e Kosovës, Zalmay Khalilzad, të mërkurën qëndron në Prishtinë, me këtë rast do të dekorohet me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, nga Presidenti Hashim Thaçi. 

Njoftimin e ka dhënë presidenca, në agjendën e presidentit Thaçi për ditën e nesërme.

“Në ora 11:30, presidenti Thaçi pret në takim ambasadorin Zalmay Khalilzad, të cilin do ta dekoroj me medaljen “Urdhri i Pavarësisë””, thuhet në njoftim. 

“Ambasadori Khalilzad ka qenë ambasador i SHBA-së në OKB kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës”, tregohet në njoftim. 

Kjo ceremoni që zhvillohet në kabinetin e presidentit, do të jetë e hapur për media.