Siria

Terroristët përgatisin fëmijë vetëvrasës në Siri

Grupi terrorist  “Shteti Islamik në Irak dhe Sham” ka organizuar kampin për fëmijë që përgatit fëmijë sulmues vetëvrasës dhe adoleshentë në kushte reale luftarake në veri të Sirisë.


    Sipas rrjetit Al - Manar, rreth 50 djem të moshës 7 deri në 13 vjeç aktualisht janë duke u trajnuar në kampin terrorist, emri i kampit në përkthim quhet   fëmijët më të çmuar

 

      Trajnerët e kësaj baze i quajnë nxënësit e tyre  si  “ari i zgjedhur” sepse këta fëmijë janë pa interes dhe mund të manipulohen lehtë , ndërsa fëmijët më të vjetër kërkojnë të paguhen për punën e tyre.


      Trajnerët besojnë se përdorimi i adoleshentëve shpejton forcimin e pozitës të një shteti islamik. Marrja djemve për luftëtarë, përdorimi i besimit të tyre fetar nxjerrin dobitë maksimale nga terrorizmi.


     Gjykata Ndërkombëtare Penale e konsideron punësimin e fëmijëve nën moshën 15 vjet në strukturat e kuazi - ushtarake ose të pjesëmarrjes së tyre në aktet e luftës si vepër ushtarake.

 

    Një artikull i veçantë i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut ndalon mobilizimin e adoleshentëve nën moshën 18 vjeç dhe përfshirjen e tyre në luftime të armatosura.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}