Suudi Arabie

Muhamed bin Selman trashëgimtar i ri i fronit saudit

Zëvendës i gjertanishëm i fronit saudit, Muhamed bin Selman është emëruar për trashëgimtar të ri të fronit, duke zëvendësuar princin Muhamed bin Naifin, me urdhër mbretëror të mbretit saudit Selman. Me urdhrin të cilin e ka publikuar mbreti Selman, poashtu është emëruar princi Abdylaziz bin Saud bin Naif  për ministër të punëve të brendshme, pozitën të cilin gjer tani e ka kryer ish trashëgimtar froni. Muhamed bin Selman është emëruar  për trashëgimtar froni pasi që mbreti është takuar me anëtarët  e Këshillit të besnikërisë, trupit familjar i cili është themeluar në vitin 2006, ashtu që procesi i trashëgimisë në këtë vend të jetë i rregulluar, në takimin  në pallatin es Safa në Meke në orët e hershme të mëngjesit të mërkurën. Njashtu ceket se për trashëgimtar të ri të fronit kanë votuar 31 anëtar të Këshillit të besnikërisë nga gjithsejtë 34 anëtar. Trashëgimtar i ri i fronit poashtu do të jetë ministër i mbrojtjes dhe kryesuesi i Këshillit për çështje ekonomike dhe zhvillimore. Mbreti saudit ka bërë ftesë për shprehjen publike trashëgimtarit të ri të fronit të mërkurën në mëngjes, Muhamed bin Naifi menjëherë ka premtuar besnikërinë  e tij pas urdhrit mbretëror.

Njashtu janë emëruar: Ahmed bin Muhamed es Salem, zëvendës ministri i punëve të brendshme,  princ Bandar bin Fejsal bin Bandar, ndihmës i shefit të shërbimeve sekrete, princ Abdylaziz bin Turki bin Fejsal bin Abdylazit, nënkryetar i drejtorisë për menaxhimin e sportit dhe princ Abdylaziz bin Fehd bin Turki bin Abdylaziz, zëvendës i emirit të el Xhufasë. Vështruesit  e caktuar të familjes mbretërore një kohë të gjatë kanë dyshuar se përparimi i Muhamed bin Selmanit nën pushtetin e babait të tij  do të mund të përshpejtojë edhe drejt fronit mbretëror. Princi i ri ishte pak i njohur sauditëve, por edhe në botë, para se  Selmani të bëhej mbret në janar të vitit 2015, me vetëm 12 vjet princi Muhamed ka marrë pjesë në takimet e babait të vet, atëherë guvernator i krahinës së Riadit, ndërsa me vetëm 29 vite u bë ministri më i ri i mbrojtjes në botë dhe në vendin e tij, dhe se vendin e tij e shtyri në luftë brutale me Jemenin të cilit nuk i dihet fundi. Pasi që kryengritësit Husët e përmbysën nga pushteti kryetarin Hadi të cilën e vendosën sauditët, princi ndërmori sulmet ajrore kundër Jemenit të cilët po vazhdojnë.

Trashëgimtari i ri i fronit saudit gjer tani ishte i ngarkuar me udhëheqjen e intervenimit ushtarak në Jemen, diktimin e politikës energjetike me implikime globale dhe krijimi i planeve për ardhmërinë ekonomike të vendit pas shterjes së  naftës. Princi Muhamed ishte edhe kryetar i Këshillit drejtues të kompanisë Aramco, që do të thotë ishte anëtari i parë i familjes mbretërore e cila drejtpërsëdrejti e mbikëqyr firmën shtetërore arabe saudite të naftës.

Burimi: islambosna.ba