Forcat e Bahrejnit sulmuan një xhami afër Manamas
Forcat e regjimit të Bahrejnit sulmuan një xhami shi’ite në një fshat pranë kryeqytetit, Manama, ndërsa pushteti i el-Halifas vazhdon përpjekjet e tij për të heshtur opozitën.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim,
forcat e Bahrejnit hodhën gas lotsjellës në xhematin që merrin pjesë në një
ceremoni varrimi brenda një xhamie në fshatin Sanabis.
Nuk ishte menjëherë e qartë se përse
forcat e sigurisë sulmuan xhaminë.
Partia kryesore e opozitës në Bahrejn, el-Wefak, ka dënuar fuqishëm incidentin, duke
thënë se ky është sulmi i dytë i tillë këtë muaj.
Në muajin shkurt, forcat e regjimit
sulmuan, gjithashtu, një xhami në fshatin Sa'ar pranë Manamas.
Dhjetëra xhami janë shkatërruar në
Bahrein që nga fillimi i protestave anti-monarkisë që nisën në vitin 2011.