Garat e Kur'anit në Londër, Angli
Qendra Islame e Anglisë do të organizojë edicionin e 19-të të Garave Vjetore të Kur’anit në mesin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Garat e Kur’anit janë planifikuar të mbahen në Londër
Garat janë planifikuar të mbahet në kryeqytetin e Anglisë, në Londër, të shtunën dhe të dielën, më 10-11 qershor, 2017, sipas faqes së internetit të qendrës.
Pjesëmarrësit do të konkurojnë në tri kategori, në këndimin e Kur'anit, në memorizimin apo mësimin përmendësh të Kur’anit dhe tefsir, komentimin e Kur’anit.
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Qendra Islame e Anglisë mban një numër programesh të Kur'anit.
Ato përfshijnë këndimin e një xhyzi apo pjese të Kur'anit çdo ditë përpara namazit të akshamit.
Gjithashtu do të ketë kurse kur’anore për fëmijët dhe rininë, sesionet e recitimit të Kur'anit dhe fjalime të mbajtura nën titullin "Mësimet nga Kur'ani".
Qendra Islame e Anglisë-në Londër (ICEL) u themelua në dhjetor të vitit 1995 dhe u hap zyrtarisht në nëntor të vitit 1998.
Burimi: IQNA News