Gjermania dënon sulme terroriste në Teheran
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka dënuar sulmet në Teheran, duke thënë se:
"Edhe një herë kriminelët e paskrupullt kanë kanë vrarë e plagosur shumë njerëz të pafajshëm."
Sigmar Gabriel tha në një deklaratë të mërkurën se:
"Aty ku terrori nuk njeh kufij, simpatia dhe humanizmi nuk duhet të ketë pengesa".
Ai tha se Gjermania "brengoset, pikëllohet me popullin e Iranit" dhe shpreson se të plagosurit do të shërohen plotësisht së shpejti.
Gjermania është një nga gjashtë fuqitë botërore që ishin pjesë e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Burimi: ABNA24