Kulturë - Art - Fe

Përkujtohet Imam Humejni në Oslo, Norvegji

Në një ceremoni që u zhvillua të dielen, për të shënuar përvjetorin e 28-të e vdekjës së themeluesit të  të Republikës Islamike të Iranit, Imam Humejni, morën pjesë përfaqësues të muslimanëve të Norvegjisë dhe simpatizues të Imam Humejnit.

Gjatë ceremonisë u përkujtua jeta dhe veprimtaria e Imam Humejnit, ceremonia përkujtues u mbajt në Xhaminë Teuhid të Oslos.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ambasadori i Iranit në Norvegji, Muhammed Hassan Habibzadeh.

Duke iu referuar tipareve karakteristike, politike dhe mistike të Imam Humejnit, me kumtesa të ndryshme u përkujtua roli unik i Imamit në ringjalljen e Islamit të vërtetë sipas Shpalljes së Muhammedit (a.s.)

Imam Khomeini ishte udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit të vitit 1979 që pësoi përmbysjen e mbretit, shahut, Muhammed Riza Pahlavi, mbretit të fundit të Iranit.  

Në Botën Perëndimore ai njihet si Ajetullah Humejni, një udhëheqës fetar musliman shiit, filozof, revolucionar dhe politikan, i cili u emërua Man of the Year në 1979 ( Njeriu i Vitit) nga revista amerikane e lajmeve TIME për ndikimin e tij ndërkombëtar.

Ai vdiq në 3 qershor 1989, në moshën 87-të vjeçare dhe miliona iranianë mbanin zi për vdekjen e tij.

Burimi: IRNA