Isis-i kreu sulme terroriste në Teheran
Më së paku 12 njerëz janë vrarë ndërsa 43 janë plagosur në dy sulme terroriste të kryera në Teheran, kanë publikuar zyrtarët e Ndihmës së shpejtë në Teheran.
Televizioni shtetëror Iranian ka publikuar se katër persona, duke përfshirë edhe sulmuesin vetëvrasës kanë sulmuar tyrben e liderit të ndjerë ajatullah Homeini dhe se rojet kanë arritur të vrasin një sulmues. Një femër është burgos pas sulmit, ndërsa ministria për shërbime të sigurimit i ka karakterizuar sulmet si veprime terroriste.
Lideri supreme Iranian ajatullah Ali Hamenei ka deklaruar se”Populli iranian do të ec përpara dhe ky sulm që ka ndodh sot aspak nuk do të ndikojë në dëshirën dhe vullnetin e popullit”.
Sikurse theksohet, katër persona të armatosur kanë kryer sulmin në ndërtesën e parlamentit, ndërsa të tjerët kanë sulmuar tyrben e ajatullah Homeinit.
Zëvendës ministri i punëve të brendshme të Iranir Husein Zylfikari ka deklaruar se sulmuesit në ndërtesën e parlamentit kanë hyrë të maskuar me gardërobë femrash dhe të mbuluar me mbulesë.
Pjesëtarët e grupit terrorist të ISIS-it kanë marrë mbi vete përgjegjësinë për sulme, ka lajmëruar agjensioni Amaq i lidhur me grupin terrorist ISIS. Më herët është kumtuar se njëri nga sulmuesit e ka shpërthyer veten në ndërtesë të parlamentit në katin e katërt, ka lajmëruar televizioni shtetëror Iranian IRIB.
“Paniku i ka përshirë rrugët kryesore të qytetit të Teheranit me rastin e sulmeve. Është krijuar tmerr brenda parlamentit. Është e mundshme se këto ishin sulme të koordinuara. Është vështirë të besohet se këto sulme janë kryer për disa minuta. Tyrbja e ajatullah Homeinit është vendi i shenjtë dhe se me të vërtetë ky sulm ishte drejtuar në zemër të qeverisë iraniane dhe mënyrës së mendimit dhe veprimit të tyre”.
Të gjithë të plagosurit në këto dy sulme terroriste janë transportuar në katër spitalet e kryeqytetit të Iranit, Teheranit
Burimi: Al Jazeera