Qendra Islame ‘Fatime Zehra( a.s.)’ mirëpret të moshuarit në Sao Paulo
Qendra Islame ‘Fatime al-Zahra’ (a.s.) në Sao Paulo të Brazilit, në një program një-ditor, mirëpriti një numër të madh të organizatave joqeveritare, njerëz të moshuar të qytetit.
Të moshuarit kaluan një ditë të mirë në qendër dhe u shërbyen me ushqime, pije dhe biskota.
Qendra organizoi programin bazuar në mësimet e Kur’anit të Shenjtë për respektimin dhe kujdesin për të moshuarit.
Qendra Islame ‘Fatime al-Zahra’ (a.s.) është një qendër muslimane shia e themeluar për të prezantuar dhe promovuar mësimet islame në Brazil, në Amerikën e Jugut.
Shumica e muslimanëve në Brazil janë sunitë. Muslimanët shia kanë katër Qendra Islame në Sao Paulo.
Numri i muslimanëve në Amerikën Latine, sipas disa vlerësimeve është mbi katër milionë. Ndjekësit e Islamit në Amerikën Latine janë kryesisht të përqëndruar në Brazil, El Salvador dhe Argjentinë.
Krishtërimi është feja mbizotëruese në Brazil, por ekziston gjithashtu një pakicë e vogël muslimane që jeton në këtë shtet.
Federata e Shoqatave të Muslimanëve të Brazilit vlerëson se ka rreth 1.5 milion muslimanë në Brazil, shteti i pestë më i madh në botë me sipërfaqe dhe me popullsi.
Islami në Brazil thuhet se është praktikuar fillimisht nga skllevërit afrikanë të sjellë nga Afrika Perëndimore. Studiuesit vënë në dukje se Brazili mori muslimanë të skllavëruar më shumë sesa kushdo tjetër në Amerikë.
Burimi: ABNA24