Kulturë - Art - Fe

Ambasadori i Iranit në Algjeri: Persishtja, gjuhë e mendimit, e kulturës, e historisë

Ambasadori i Iranit në Algjeri,  Riza Ameri në një takim të mërkurën me studentët e gjuhës persiane në Universitetin e Algjerit i referohet gjuhës persiane si gjuhë e mendimit, e kulturës dhe historisë.

Duke e quajtur gjuhën persiane si "gjuha e dytë e ‘Botës Muslimane’, Riza  Ameri tha se iranianët kanë shkruar dokumente shkencore në persisht që nga kohët e lashta, gjë që e bën më të rëndësishme për të mësuar gjuhën persiane.

Ai shtoi se të mësuarit persisht do t'u ndihmojë të tjerëve të njihen me kulturën iraniane, si dhe arritjet shkencore të shkencëtarëve iranianë.

Riza Ameri vuri në dukje se persishtja dhe arabishtja kanë pasur bashkëjetesë paqësore që kur  Islami hyri në Iran në vitin 651. Ai shtoi se ndërthurja e kulturave iraniane dhe islamike ka çuar në shfaqjen e figurave kolosale iraniane në historinë e vendit, duke përfshirë Hafizin, Saadiun, Nasir Khosrovin, Mulla Sadrën, Farabiun, Ibn Sinain (Avicenën). 

Folës tjetër i takimit ishte Profesori i Gjuhës Persiane në Universitetin e Algjerit, Xhevad Dehkanian i cili tha se studentët algjerianë kanë mirëpritur dhe përqafuar ngrohtësisht gjuhën dhe letërsinë persiane.

Ai shtoi se disa prej studentëve  e studiojnë gjuhën persiane në qytete të tjera dhe kanë shumë vështirësi për të ndjekur mësimet e tyre.

Një pikë e dukshme që mund të shihej në takim ishte prania e profesorëve të gjuhës ruse, filozofisë dhe shumë të tjerave.

Burimi: IRNA