Këndimi i Kur’anit për Ramazan në Xhaminë e ‘Imam Hysejnit’ (a.s.)
Sesionet e këndimit të Kur'anit mbahen çdo ditë në Xhaminë e Shenjtë të Imam Hysejnit (a.s.) në Qerbela të Irakut, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sipas faqes së internetit të Qendrës Dar-ul-Kur'an të Astanit, Kujdestarisë të Xhamisë së Shenjtë të Imam Hysejnit (a.s.), programi mbahet çdo vit nga Qendra Dar ul- Kur’an, në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Senancat e këndimit të Kur’anit gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit zhvillohen edhe për gratë në Qerbela, në Xhaminë e ‘Imam Hysejnit’ (a.s.) në bashkëpunim me Institutin Basair.
Degë të ndryshme të Qendrës Dar ul-Kur’an në vende të tjera, duke përfshirë qytetin e shenjtë të Kum të Iranit, të Libanit, Indonezisë dhe Tajlandës, kanë organizuar programe të ndryshme Kur'anore në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Seanca të tjera të këndimit të Kur'anit po mbahen me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit në xhamitë e shenjta të Imam Aliut (a.s.) dhe Hazrat Abbasit (a.s.) në Naxhaf dhe Qerbela.
Kopshtet e ndryshme të Xhamisës së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) organizojnë për fëmijët dhe adoleshentët sesione të këndimit të Kur’anit për herë të dytë.
Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin Islam të Hixhretit. Këtë vit, muaji i Ramazanit ka filluar të shtunën, më 27 maj, 2017.
Gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët në mbarë botën agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.
Ata gjithashtu i kushtojnë një sasi të konsiderueshme kohe gjatë këtij muaji për të lexuar Kur’an dhe për medituar rreth Kur'aninit.
Burimi: IQNA News