Islami po rritet më shpejt se çdo fe tjetër
Sipas një raporti të fundit të BBC News, Islami është feja me rritjen më të shpejtë në botë. Nëse tendencat vazhdojnë, Islami do të tejkalon Krishterimin deri në vitin 2070, duke u bërë feja më e madhe në botë, siç thuhet nga hulumtimi i botuar nga Qendra Kërkimore Pew e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2010, Indonezia kishte popullsinë më të madhe muslimane në botë, me 205 milionë muslimanë.
Është vlerësuar se deri në vitin 2050, India do të ketë popullsinë më të madhe muslimane në botë, duke arritur në 311 milion muslimanë.
Popullsia e krishterë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë do të bjerë nën 50%, dhe 10% e njerëzve në Evropë parashikohet të jenë muslimanë në vitin 2050.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 1 në 50 njerëz pritet të jetë musliman deri në vitin 2050.
Burimi: Saudi Gazette