Kulturë - Art - Fe

Faqja e internetit "Selam Islam" fillon fushatën e Ramazanit

Selam Islam është një website që i përgjigjet nevojave më themelore të atyre që janë të rinj në Islam ose kanë vendosur vetëm ta përqafojnë këtë fe.

Muaji i Ramazanit është një rast i madh për muslimanët nga e gjithë bota, deri në atë masë sa edhe jo-muslimanët janë të impresionuar nga përhapja e këtij muaji të shenjtë dhe tërheqen automatikisht prej tij.

Prandaj, Selam Islam  është i gatshëm të nisë si një lëvizje drejt përhapjes së mesazhit paqësor dhe gjithëpërfshirës të këtij muaji përmes një fushate interesante dhe ndikuese.

Ideja është shumë e thjeshtë, megjithatë, intriguese dhe kushdo, në çdo vend mund të kontribuojë. Merrni një video dhe në 30 sekonda na tregoni "Çka  nga Ramazanin ju kënaqë më shumë?"

Dërgo videon në Instagram direkt tek Salam Islamit (www.instagram.com / salamislam_com /) dhe ne do ta shpërndajmë  atë në kanalet tona, duke përfshirë Facebookun , Instagramin dhe YouTube.

Burimi: ABNA24