Kulturë - Art - Fe

Në 180 qytete iraniane do të hapet ekspozita e Kur'anit në Ramazan

Huxhat ul-Islam Muhammed Riza Heshmati
Huxhat ul-Islam Muhammed Riza Heshmati

Përveç ekspozitës së 25-të të Kur'anit në Teheran, e cila do të fillojë të hënën, ekspozitat Kur'anore do të mbahen në 180 qytete të tjera iraniane, tha një zyrtar.

Huxhat ul-Islam Muhammed Riza Heshmati,  zëdhënësi i Ministrisë së Kur'anit dhe i Ministrisë së Udhëzimeve të Kulturës dhe Islamit, tha se njerëzit në të gjithë vendin mund të vizitojnë ekspozitë për të mësuar rreth veprave dhe arritjeve më të fundit  në fushat Kur'anore.

Sa i përket Ekspozitës Ndërkombëtare në Teheran, ai tha se Mesxhidi i  ‘Imam Humejni’  do të organizojë ngjarjen nga dita e tretë deri më 22 deri më të muajit të Ramazanit nga 29 maji deri më 12 qershor.

Huxhat-ul-Islam Heshmati tha se arsyeja pse nuk do të zgjasë deri në ditën e fundit të muajit të shenjtë është sepse  Mesxhidi  do të jetë vendi i namazit të Fiter Bajramit dhe disa ditë përgatitje janë të nevojshme për ta bërë atë gati për të pritur besimtarët në Ditën e Bajramit.

Ai tha se ekspozita do të ketë seksione të ndryshme, shumica prej të cilave paraqet  arritjet Kur'anore, si dhe librat dhe produktet.

Do të ketë gjithashtu një Hixhab Pazar  ku ofrohen produkte  të Hixhabve me një zbritje prej 30 për qind, vuri në dukje zyrtari.

Të nderuarit shërbëtorët e Kur'anit  do të mbajnë forume të specializuara për çështjet kur'anore dhe Islame, do të jenë edhe programet e tjera të ngjarjes ndërkombëtare Kur'anore, tha ai.

Njerëzit mund të vizitojnë ekspozitën çdo ditë nga ora 17-të deri në mesnatë, tha Huxhet ul-Islam Heshmati.

"Kurani, Etika dhe Jeta" është motoja e ekspozitës në këtë vit.

Expozita është organizuar çdo vit nga Ministria e Kulturës së Iranit gjatë muajit të Ramazanit.

Ajo ka për qëllim nxitjen e koncepteve Kur'anore dhe zhvillimin e aktiviteteve Kur'anore.

Burimi: IQNA News