Rreth 7.500 hafizë të Kur’anit në provim për certifikatën e hifzit të Kur'anit
Rreth 7.500 hafizë iranianë të Kur'anit hyn në provim të xhumanë për marrjen e certifikatave të memorizimit të Kur'anit.
Sipas Mahdi Qarashejkhlu, kreu i Organizatës Dar-ul-Kur'an Kerim të Iranit, provimi u mbajt për hafizët e Kur’anit në katër nivele, domethënë në memorizimin e 5 xhyzeve, 10, 20 dhe 30 xhyzave (pjesë) të Kur'anit.
Ai tha gjithashtu se memorizimi, zotërimi i pjesëmarrësve mbi konceptet e Kur'anit, interpretimi dhe kuptimi i fjalëve Kur'anore ishin gjithashtu pjesë të provimit.
Mahdi Qarashejkhlu tha për Agjencinë e Lajmeve IRIB News se provimi i së premtes ishte i pari dhe se ata që kalojnë do të vazhdojnë me provimin e dytë në muajin shtaror, 2017.
Sipas zyrtarit, do të ketë një total prej 5 provimeve dhe ata që kalojnë të pesë provimet, do të marrin certifikatën e klasës së parë, e cila është ekuivalente me një doktoraturë.
Ai shpreson se mbajtja e provimeve të tilla do ta inkurajojë të rinjtë të mësojnë Kur'anin përmendësh dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre Kur’anore.
Burimi: IQNA News