Zgjedhjet presidenciale dhe vendore në Iran
Sot me 12 maj 2017 në Iran u mbajtën zgjedhjet presidenciale në të cilën 65 milion votues me drejtë vote kanë dalë për të votuar në kutit e votimit për të dhënë votën e tyre për kandidatin e preferuar për president si dhe për Këshillat vendore.
Zgjedhjet presidenciale dhe vendore në Iran sot i kanë vëzhguar 570 gazetar nga 42 vendet e ndryshme të botës. Kamerat dhe foto aparatet e gazetarëve vendor dhe të huaj po shënojnë skenat madhështore të përgjigjes në votime të votuesve Iranian, të cilët edhe përkundët ditës së nxehtë me diell po qëndrojnë edhe nga disa orë në radhë për të dhënë votën e tyre. Përgjigja e madhe e votuesve është shënues i mire i demokracisë së vërtetë në Iran si zemër e Lindjes së Afërt.
Në minutat e pare të hapjes së kutive të votimit votën e vet e ka dhënë edhe lideri i Revolucionit islamik të Iranit, ajatullah Ali Hamenei i cili ka votuar në hysejninë e imam Homeinit në kuartin e kryeqyetit të Iranit, Teheran, në Xhamaran.
Pasi që dha votën e tij në kutitë e votimit, udhëheqësi i Revolucionit Islamik ka thënë se zgjedhjet paraqesin obligim kombëtar dhe prove të Zotit. Njëkohësisht bë ri thirrje popullit që të përgjigjet në mënyrë masive në votime.
“Zgjidhjet presidenciale janë shumë të rëndësishme. Ardhmëria e vendit është në duart e popullit i cili zgjedh kryetarin dhe Këshillat vendore. Populli duhet të jep rëndësinë e duhur kësaj ngjarje, ka theksuar ajatullah Hamenei. Sipas fjalëve të tij, populli duhet të zgjedh duke marrë parasysh në informimin dhe rëndësinë e tyre.
Lideri fetar Iranian në pjesën e dytë të fjalimit ka thënë se përgjegjia masive në zgjedhje do të tregojë të gjithëve fuqinë kombëtare, gëzimin shoqëror dhe vizioni politike të kombit Iranian, gjë që sipas fjalëve të tij, rezultatet e dhënies së imunitetit dhe pavarësisë së vendit në nivelin ndërkombëtar.
Burimi: sahartv.ir