Kulturë - Art - Fe

Pakistanezi i verbër, analfabet, hafiz i Kur’anit

Aftab Khan Muhammead Zaman nga Pakistani është i verbër.

 Ai nuk ka shkuar në shkollë, është analfabet. Megjithate, ai është këndues i Kur'anit dhe ka mësuar të gjithë Kur’anin përmendësh.

Aftab  Khan Muhammed Zaman, i cili është në Iran, duke marrë pjesë në Garat Ndërkombëtar të Kur'anit për të verbërit  i tha Agjencisë së Lajmeve IQNA se ai e mësoi Kur’anin në shtëpi dhe thjesht duke dëgjuar këndimin e  regjistruar  të mjeshtërve të Kur'anit.

"Para se të mësoja Kur'anin, e kalova jetën në errësirë, sepse jam i verbër, por njohja me Kur'anin m’i dha dritë syve, tani unë nuk e shoh më jetën aq shumë të vështirë", tha ai, duke iu referuar ajetit 174 të Sures Nisa të Kur'anit:

‘ O njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument, Ne ju zbritëm dritë të qartë. ‘  

Muhamedi Zamani tha gjithashtu se ai  e mësoi të gjithë Kur’anin duke dëgjuar ajetet e Librit të Shenjtë.

Ai tha se këndimi dhe memorizimi i Kur’anit ka qenë një burim i madh frymëzimi për të.

Aktivisti i Kur’anit pakistanez vazhdon të thotë se Kur'ani është një mrekulli dhe kushdo që i drejtohet Kur'anit, Zoti do t’ia bëjë të lehtë që ai të arrijë qëllimet e tij.

Garat Ndërkombëtare të Kur'anit për personat e verbër u mbajtën në Teheran, në kryeqytetin e Iranit, në fillim të javës.

Teherani, gjithashtu, është organizator i  katër garave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare të Kur'anit, duke përfshirë ato për femrat dhe nxënësit e shkollave.

Më shumë se 270-të veprimtarë të Kur'anit nga 83 shtete kanë marrë pjesë në ngjarjet Kur’anore.      

Burimi: IQNA News