Irani do të dërgojë delegacionin Kur’anor në Haxh
Irani do të dërgojë një delegacion të zgjedhur të aktivistëve Kuranorë në Haxh këtë vit, tha një zyrtar.
Sejjid Ali Sarabi, nënkryetari i Komisionit të Hafizëve të Kur’anit tha se një seri provimesh do të mbahet të martën dhe të mërkurën, 16-17 maj, për të zgjedhur anëtarët e ekipit Kur'anor.
Ai shtoi se delegacioni Kur'anor do të përfshijë këndues të Kur’anit, hafiz të Kur’anit dhe një numër të mjeshtrave Kur'anor.
Do të ketë gjithashtu një grup të këngëtarëve të ilahive fetare, tha ai, raportoi Agjencia e Lajmeve Fars.
Çdo vit, miliona muslimanë nga e gjithë bota mblidhen në qytetin e shenjtë të Mekkes, në Arabinë Saudite, për Haxhin vjetor.
Irani gjithashtu dërgon haxhinj, si dhe një grup aktivistësh të Kur'anit, të njohur si Delegacioni i Nurit të Haxhit, në Haxh.
Anëtarët e delegacionit mbajnë programe Kur'anore, duke përfshirë edhe këndimin e Kur'anit për haxhinjt.
Vitin e kaluar, Irani nuk mori pjesë në Haxh, pasi tensionet ndërmjet Rijadit dhe Teheranit u rriten pas një përplasje vdekjeprurëse të njerëzve gjatë haxhillykut të vitit 2015.
Më 24 shtator 2015, mijëra njerëz humbën jetën pasi autoritetet saudite bllokuan një rrugë në Mina gjatë një rituali, duke detyruar turmat e mëdha të haxhinjve të përplaseshin.
Shtrydhja ishte incidenti më vdekjeprurës në historinë e haxhit. Arabia Saudite pohon se rreth 770 njerëz u vranë në këtë incident, por zyrtarët e Haxhit dhe Organizatës së Haxhinjve të Iranit thanë se rreth 7,000 vetë, duke përfshirë mbi 460 haxhinj iranianë, humbën jetën.
Mes të vdekurve, ishin disa anëtarë të delegacionit Kur'anor të Iranit, përfshirë Muhsei Haxhihassani Kargar dhe Hassan Danesh.
Këtë vit, një delegacion iranian udhëtoi në Arabinë Saudite me një ftesë nga Ministria e Arabisë Saudite e Haxhit për bisedime mbi Haxhillykun e haxhinjve iranianë.
Pasi pala saudite u pajtua me kushtet e vendosura nga Republika Islamike, Irani njoftoi se do të dërgojë rreth 80,000 haxhinj në Haxh.
Burimi: IQNA News