Hoxhallaret dënohen me burgim sepse bindën të rinjë që të shkojnë në Siri
Pak ditë më parë Gjykatë e Krimeve të Rënda dënoi me 15 vjet burg në mungesë, ish-imamin e xhamisë së Leshnicës, Almir Daçi. Në vendim thuhet se u provua se me largimin nga Shqipëria, Almir Daçi ka vazhduar kontakte dhe bisedat me dy imamët e pavarur tashmë të dënuar, Genc Balla dhe Bujar Hysa. Gjatë bisedave telefonike, që prokuroria i solli si prova, Daçi kërkonte me ngulm nga dy imamët që t’i dërgonin sa më shumë besimtarë myslimanë shqiptarë që t’ju bashkohen luftës së shenjtë në Siri e Irak. Në disa prej këtyre përgjimeve, prokuroria ka siguruar bisedat e shumta mes Almir Daçit dhe Bujar Hysës, ku i kërkonte këtij të fundit që të dërgonte djem të fuqishëm dhe të stërvitur me armët. Në lidhje me këto akuza ka reaguar për foldrejt.info imami i pavarur i xhamisë së Mzezit Bujar Hysa.Hysa e ka mohuar që të ketë bindur njeëz për ti dërguar në Siri të luftojnë ndërsa ka lënë dhe një mesazh për vëllezërit e tij myslimanë.