Ajetullah Hussein Nuri Hamedani: Seminari i Kumit nuk do t'i nënshtrohet UNESCO – 2030
"Seminari i Kumit nuk do të heshtë në lidhje me nënshkrimin e dokumenteve dhe agjendave të tilla, ne duhet të qëndrojmë vigjilentë në mënyrë që të shprehim mendimet tona", në kohë kritike”, tha Ajetullah Nuri Hamedani.
Duke folur në kursin e tij të avancuar të jurisprudencës në qytetin Kum të mërkurën, më 10 maj, 2017, Ajetullah Hussein Nuri Hamedani, vuri në dukje zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Iran dhe ftoi të gjithë njerëzit të marrin pjesë duke thënë:
"Në këto zgjedhje të rëndësishme të gjithë iranianët duhet të marrin pjesë, kështu do të vendosin të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e vendit të tyre ".
Përveç tjerash, autoriteti i lartë fetar kritikoi UNESCO-n për Agjendën e Edukimit Global 2030 dhe shtoi se
"Ka disa çështje të papërshtatshme të përmendura në këtë dokument dhe zyrtarët nuk duhet ta nënshkruajnë fshehurazi, kur agjendat e tilla janë në kundërshtim me kulturën, fenë dhe mësimet Kur'anore, ne nuk duhet t’i nënshkruajë ato. "
"Seminari i Kumit nuk do të heshtë në lidhje me nënshkrimin e dokumenteve dhe agjendave të tilla, ne duhet të qëndrojmë vigjilentë për të shprehur mendimet tona në kohë kritike", tha në përfundim Ajetullah Hussein Nuri Hamedani.
Burimi: Hawzah