Kosova

Është sulmuar opionistja Albana Xhara

Është rrahur brutalisht ish-gazetarja Arbana Xharra e cila tri ditë më parë iu bashkangjit PDK-së.

Lajmi është bërë i ditur nga Berat Buzhala

Sipas tij Xharra është rrahur “barbarisht nëparkingun e baneses në Prishtinë”.

Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhje të thellë dhe e dënon sulmin ndaj opinionistes, tash anëtare e PDK-së, Arbana Xharrës. Asaj i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe organet e rendit i ftojmë që ta zbardhin sa më parë rastin.

Gjendja e znj. Xharra, as vetë ajo nuk duhet përdorur si armë kundër VETËVENDOSJE!-s.

Vetëm dy muaj më parë, aktivisti i VETËVENDOSJE!-s Agron Kabashi ishte sulmuar dhe rrahur brutalisht në mesnatë. Për sulme të tilla është drejtpërsdrejti fajtor kreu i PDK-së Kadri Veseli. Këto janë të metodat e tij të natës dhe për këtë duhet të përgjegjet.

Shpresojmë që znj. Xharra ta kalojë sa më lehtë këtë ngjarje.