Erdogani ngushëllon Putinin për sulmin në metron e Shën Petersburgut
Kryetari Rexhep Tajip Erdoan ka shprehur ngushëllimet për homologun e tij rus, Vladimir Putin për sulmin në metron e Shën Petersburgut që vrau 14 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Erdoğani, gjithashtu, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të vrarë në sulm dhe uroi për një shërim të shpejtë për ata që u plagosën.
Sipas burimeve presidenciale, presidenti gjithashtu theksoi se Turqia, e cila ka luftuar kundër terrorizmit për vite, e ka ndjerë dhëmbjen e Rusisë.
Një sulmues vetëvrasës ka qenë pas një shpërthimi në metron e Shën Petersburgut që vrau 14 persona, thanë hetuesit rusë të martën, ndërkohë që autoritetet e Kirkizstanit kanë identifikuar një të dyshuar, një qytetar të Kirkizstanit.
Një person, ende i panjohur, në vagonin e tretë të trenit mund të ketë shpërthyer bombën, tha zëdhënësja e Komisionit Hetimor Svetlana Petrenko në komentet e bëra nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
"Identiteti i tij është zbuluar, por të dhënat për të ende nuk janë bërë publike për shkak të hetimev, " tha ajo.
Nuk kishte asnjë pretendim të menjëhershëm të përgjegjësisë për sulmin të hënën pasdite, i cili erdhi ndërsa presidenti Vladimir Putin ishte duke vizituar qytetin e dytë më të madh të Rusisë.
Ministri i Shëndetësisë i Rusisë ka ngritur numrin e të vdekurve nga 11-të në 14-të të marten dhe tha se 49-të persona janë duke u shëruar.
Burimi: Daily Sabah