Vendet e Balkanit

Tuxhmani dhe Millosheviqi kanë refuzuar ofertën e Bashkimit Evropian për shpëtimin e ish Jugosllavisë

Në 15 vjetorin e shpërbërjes së Jugosllavisë, në janar të vitit 2007, ish kryetari i Maqedonisë, tani i ndjerë  Kiro Gligorovi ka folur për atë se si lufta ka mundur të shmanget po të mos ishin kotësitë dhe ambiciet personale të liderëve të Serbisë dhe Kroacisë, Sllobodan Millosheviqit dhe Franjo Tuxhmanit.

Theksimet e tilla kemi mund edhe para dhe pas të dëgjojmë nga dëshmitarët e ndryshëm të shkatërrimit të ish Jugosllavisë, por edhe të politikanëve  dhe analistëve të huaj dhe shpesh shtrohet pyetja se çfarë do të ishte po të pranonin atë kohë kryetarët  republikave jugosllave ofertën e njohur të Bashkimit Evropian për hyrjen e menjëhershme të Jugosllavisë në Bashkimin Evropian dhe ndihmën prej 5,5 miliard dollarësh.

A ishte plani të cilën në Beograd e solli”treshja evropiane” me të vërtet që do të mund të shpëtonte shtetin  përbashkët nga lufta qytetare dhe të kthejë historinë e këtyre hapësirave në një drejtim të duhur?

Sipas dëshmisë së Kiro Gligorovit, para shpërbërjes së ish Jugosllavisë në përpjekjen e fundit që të mos vjen deri te lufta në mes republikave jugosllave në Beograd ka ardhur “treshja nga Bashkimi Evropian”. Zhak Delori, kryetari komisionit Evropian, Hans Va nden Bruk dhe ministri i punëve të jashtme të Luksemburgut Zhak Santeri, vendi i të cilit kryesonte në atë kohë Bashkimin Evropian. I kanë tubuar së bashku anëtarët e kryesisë së ish Jugosllavisë dhe kryetarët e zgjedhur të republikave jugosllave, dhe para atyre e kanë shpalosur ofertën e Bashkimit Evropian.

“Zhak Dellori lexoi propozimin i cili më parë ishte harmonizuar në Këshillin ministror të Bashkimit Evropian: e para, me vendim politik Jugosllavia do të pranohet menjëherë në Bashkimin Evropian, e dyta, që të ketë sukses reforma e Ante Markoviqit, ish kryeministër i atëhershëm i Jugosllavisë, do të fitoni nga buxheti i Bashkimit Evropian ndihmën prej 5,5 miliard dollarësh”,  ka thënë Dellori.

“Por ne nuk arritëm të arrijmë marrëveshje. Nuk duhej të shkatërrohet gjithë ajo që ka qenë në ish Jugosllavi. Unë nuk jam në mesin e atyre njerëzve që konsideronin se çfarëdo që ka qenë në ish Jugosllavi ka qenë gabuar dhe keq. Ka pas edhe rezultate të mira. Këto gjërat duhet ndarë nga ato. Atëherë Zhak Dellori  ka thënë se çdo republikë e cila do të jetë e pavarur duhet paraprakisht të shkojë ne referendum, dhe në rast se populli  e konfirmon pavarësinë, atëherë ajo do të pranohet në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Kiro Gligorovi, ish kryetari i Maqedonisë.

Kryesisht oferta nga Bashkimi Evropian e cila do të përcillte rregullimin konfederativ të shtetit të përbashkët, lidhur me këtë Gligorovi ka dëshmuar se ka ekzistuar edhe ideja iniciale për zbatimin e referendumeve për pavarësimin e republikave. Sipas dëshmisë së ish kryetarit, tani të ndjerë, të Maqedonisë, dy kryetar, ai i Serbisë dhe Kroacisë nuk e kanë pranuar planin dhe ofertën e Zhak Dellorit në emër të Bashkimit Evropian:

“U lajmërua kryetari i Serbisë Millosheviqi duke thënë: Unë konsideroj se duhet të themelojmë federatën e fortë dhe moderne me qendër në Beograd. Pas tij u lajmërua kryetari i Kroacisë, Tuxhmani duke thënë.”Unë kam ndjenjën se kam misionin historik të ripërtërijë mbretërinë kroate. Ne kemi pas shtetin, dhe tani duhet të ripërtërijmë shtetin tonë. Dhe tjetër asgjë nuk më intereson”. Pas këtij u lajmërua Alia Izetbegoviqi, kryetari i Bosnjës dhe Hercegovinës duke thënë.” Ju lutem, mos flitni ashtu, hajde të pranojmë planin si bazë për bisedime, dhe të japim sugjerime të ndryshme. E në rast se kjo nuk bëhet atëherë në Bosnjë do të ketë gjak gjer në gjunjë”, ka kujtuar Gligorovi  takimin me treshen evropiane.

Po të pranohej ai plan, ka konsideruar ish kryetari i Maqedonisë, Kiro Gligorovi, gjërat në Ballkan do të rrjedhin në një drejtim krejtësisht të ndryshëm.

“Po të kishte mbet e tërë  ish Jugosllavia duke shmangur luftërat e përgjakshme gjatë viteve nëntëdhjeta dhe të kishte hyrë në Bashkimin Evropian, jo vetëm njerëzve në rajon do të ishte më mirë, por edhe Bashkimi Evropian do të ishte më i mirë”, ishte konkluzioni i projektit të kontribuesit të Shoqatës gjermane për politikë të jashtme(DGAP) Kornelius Adebarit i cili ka shqyrtuar se çfarë do të ishte poçese Bashkimi Evropian do të investonte përpjekje më të mëdha, para se gjithash me inkurajime financiare në mbijetesën e ish Jugosllavisë dhe pranimin e saj në Bashkimin Evropian.

Burimi: Global cir