Enciklopedia Kur’anore e Ehl-ul-Bejtit (a.s.): Përurohet në Xhaminë e Shenjt të Imam Hysejnit
Enciklopedia Kur'anore e Ehl-ul Bejtit (a.s.) e përpiluar në 60-të vëllime u përurua nga Kujdestaria e Xhamisë së Shenjtë të Imam Hysejnit (a.s.) në Qerbela, Irak.
Qendra Dar-ul-Kur'an e Astanit e përuroi Enciklopedinë Kur'anore me një ceremoni me pjesëmarrjen e figurave fetare dhe akademike, si dhe ekspertë të seminarit.
Sejjdid Murteza Xhemaluddin, drejtori i Qendrës Kërkimore të Astanit, tha se kjo ishte një nga projektet më të rëndësishme të ndërmarra nga Qendra Dar-ul-Kur'an në pesë vitet e fundit.
Enciklopedia përfshin tri koleksione me tema Kur'anore, besimi Islam dhe jurisprudencë.
Kompilimi është mbikëqyrur nga një komisioni i ekspertëve të Seminarit Islamik të Naxhafit, një panel shkencor i profesorëve të universitetit, si dhe nga një komision teknik.
Sejjid Murteza Xhemaluddin shtoi se Qendra Dar-ul-Kur'an gjithashtu ka në plan të bëjë studime kërkimore mbi çështjet Kur'anore dhe veprat e shkruara rreth Ehl ul-Bejtit (a.s.) ribotimin e librave Kur'anor dhe të sigurojë tekstet arsimore Kur'anore, raportoi Agjencia e Lajmeve Tasnim.
Gjithashtu, duke folur në program, Dr. Zargham Kerim, anëtar i komisionit shkencor të Qendrës Dar-ul-Kur'an, tha se enciklopedia është një listë tematike e ajeteve Kur'anore dhe interpretimeve të çështjeve Kur'anore nga Ehl ul-Bejti (a.s.) , prej të cilave mund të përfitojnë kërkuesit në fushat Kur'anore dhe Islame.
Burimi: IQNA News