Amerikanët duan të investojnë në Kosovë në fushën e teknologjisë informative
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim përfaqësuesit e kompanisë Sutherland Global Servicesnga Amerika, z.SushmitSarkar, znj.KameliaPanayotova dhe znj. AntoniyaPetrova.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj. Me këtë rast, ministrja Bajrami i informoi investitorët për reformat programore që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës sëKosovës nëpërmirësim të ambientit tëtë bërit biznes. Ndër të tjera, ministrja Bajrami përmendi Ligjin për Investime Strategjike, zhvillimin e Zonave Ekonomikedhe unifikimin e numrit të biznesit. Ministrja Bajrami u zotua se Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë përkrahje të vazhdueshme për të gjithë investitorët e interesuar për të investuar në Kosovë.
Në anën tjetër,afaristët falënderuan ministren Bajrami për pritjen dhe shprehën interesim për të investuar në Kosovë në fushën e teknologjisë informative.