İran

Imami sunni iranian thekson: Promovimi, zgjerimi i Islamit i pamundur me përçarje

Imami më i lartë sunni iranian theksoi se promovimi, zgjerimi i Islamit është i pamundur me përçarje dhe mosmarrëveshjen duke theksuar domosdoshmërinë e vëllazërisë dhe unitetit për promovimin e fesë së shenjtë, Islamin.

Mulavi Abdul Hamid Esmail Zehi, imam i Namazit të Xhumasë në Xhaminë Sunnite  Makki në Zahedan, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Seminarit Sunnit të Dar-ul-Ulum  dhe përshëndeti statusin e lartë të dijes në Islam duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të njohurive si parakusht për promovimin e njeriut, raportoi Agjencia e Lajmeve Taqrib  (TNA).

Ai i referohet përçarjes dhe ekstremizmit si dy sfida në botën aktuale të Islamit dhe vuri në dukje paqen dhe bashkimin si dy nevoja të domosdosshme për Botën Islame  dhe gjithë globin.

"Duhet të largohemi nga ekstremizmi dhe paragjykimet për të jetuar në harmoni  dhe për të promovuar unitetin dhe vëllazërinë", tha hoxha sunit dhe theksoi:

"Është solidariteti dhe vëllazëria që zgjeron Islamin dhe jo përçarja apo mosmarrëveshja".

Sipas Imamit, Mulavi Abdul Hamid, populli musliman i bashkuar e kupton me mençuri dhe respekt të ndërsjellë dhe ata që largohen nga kjo rrugë janë padyshim injorantë ndaj Islamit dhe objektivave të tij. 

Burimi: TNA