Kosova

Haradinaj: Fitoi drejtësia dhe tani po kthehem në Kosovë

Pas katër muajve ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është liruar nga të gjitha akuzat nga Gjykata Franceze e Colmarit. Pas lirimit Ramush Haradinaj tha se fitoi drejtësia dhe tani po kthehet në Kosovë me deklaratat e njëjta për fqinjët në Beograd.  “Ua kam treguar vendin më 1999-n dhe do t’ua tregoj edhe tani”. Lirimin e tij e kanë mirëpritur të gjithë në Kosovë, edhe mbështetësit, edhe rivalët e tij politikë