Irani në vendin e parë në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë
Vendet më të larta në edicionin e 34-të të Garave Ndërkombëtare të Kur'anit të Iranit i fituan një këndues i Kur’anit dhe një hafiz i Kur’anit, që të dy nga Irani.
Në fund të Garave Ndërkombëtare të Kur’anit, jurija njoftoi Saiid Parvizi nga Irani është fitues i rangut më të lartë në kategorinë e këndimit të Kur’anit.
Kënduesit e Kur’anit, irakiani dhe suedezi, Falah Zalif dhe Rahmetullah Bejat zunë vendin e dytë dhe të tretë.
Në mësimin e Kur’anit përmendësh, sipas jurisë, Mousa Motamedi i Iranit ishte fituesi i vendit të parë.
Jasir Ahmed nga Siria ishte i dyti dhe Abdullai Muhammed Adami nga Sudani i treti.
Garat Ndërkombëtare të Kur'anit filluan të enjten në Teheran, në kryeqytetin e Iranit.
Katër gara të tjera ndërkombëtare të Kur'anit, përkatësisht ato për gratë, nxënësit e seminareve, studentët e shkollave dhe për të verbërit, u mbajtën gjithashtu në Iran gjatë javës..
Gjithsej 276 veprimtarë të Kur'anit nga 83 shtete morën pjesë në pesë Garat Ndërkombëtare Kur’anore.
Burimi: Fa News