"Risalat" një Radio stacion i ri në Turqi
Departamenti për Çështje Fetare në Turqi ka në plan të nisë një radio stacion të quajtur "Risalat", me qëllim për të hulumtuar aspekte të ndryshme të Jetës dhe karakterin e Pejgamberit të Shenjtë të Islamit, Muhammedit (a.s.).
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve Islame, Yuksel Salman, drejtor i Departamentit të Zyrës së Publikimeve Fetare tha se më herët ka filluar me dy stacione të tjera të specializuara të radios, përkatësisht Radio "Diyanet" dhe Radio "Kur’ani" që kanë filluar në vitin 2013 dhe 2015.
Ai shtoi se stacioni i ri do të fillojë veprimtarinë e tij në Javën e Unitetit Islamik me rastin e ditëlindjes përvjetorit të Profetit Muhammed (a.s.) në muajin prill.
Më tej, ai theksoi rëndësinë e shpërndarjes së informacionit të vërtetë rreth çështjeve fetare në shoqëri dhe për t’u shmangur nga keqkuptimet, përçarjet.
Burimi: IQNA News