Kulturë - Art - Fe

Libri "Jezusi dhe Maria në Kur’anin e Shenjtë " u botua në Greqi

Libri i përkthyer në gjuhën greke me  titull “Jezusi dhe Maria në Kur’anin e Shenjtë", u botua nga Qendra Kulturore Iraniane në Athinë, Greqi.

Sipas faqes të internetit të Organizatës të Kulturës Islame dhe Marrëdhënieve  (ICRO), Muhammed Ali Shumali është autor i librit, i cili u botua në bashkëpunim me Qendrën Islamike të Anglisë.

Përkthimi  në gjuhën angleze i librit ishte publikuar më parë nga Qendra për Studime të Kulturës dhe Etikës në Londër. 

Duke iu referuar ajeteve të ndryshme të Kur’anit të Shenjtë, autori ka shpjeguar statusin dhe virtytet e hz.Isait (a.s.) dhe hz. Marijes (Hz. Merjemes)  (a.s.) në Kur’an, në librin e shenjtë të muslimanëve, me qëllim për të paraqitur pikëpamjet e vërteta Islame në lidhje me Pejgamberin e Zotit, hz.Isain (a.s.) dhe Zonjës së Madhe, hz. Marijes apo hz.Merjemes (a.s.) .

Qendra kulturore shpreson se publikimi i librave të tillë do të jetë i pranuar edhe në shoqërinë greke, për të penguar propagandaën anti-muslimane dhe për të ndryshuar  keqkuptimet rreth Islamit dhe muslimanëve.   

Burimi: IQNA News