Gruaja 70-të vjeçare jordaneze e mësoi Kur'anin përmendësh
Një grua e moshuar jordaneze arriti për të mësuar të gjithë Kur’anin përmendësh në moshën 70-të vjeçare.
Haxhaija Raeifa al-Samadi, e cila është analfabete, nuk është në gjendje të lexojnë dhe shkruajnë, e ka mësuar Kur'anin duke dëgjuar kasetat e Kur'anit, raportoi website al-saa.net.
Gruas plakë ju deshtë më shumë se katër vjet për të mësuar të gjithë Kur’anin përmendësh.
Kanali televiziv satelitor al-Yarmouk kohët e fundit transmetoi një program ku paraqiti përpjekjet e Haxhaija Raeifa al-Samadi, për të mësuar përmendësh Librin e Shenjtë, Kur’anin.
Kur’ani i Shenjtë është i vetmi Libër Fetar që është memorizuar nga pasuesit e tij.
Persona të panumërtë në çdo komunitet musliman kanë memorizuar Kur'anin që nga dita e parë që është shpallur.
Kur'ani ka 30 Xhyza apo pjesë), 114 Sure apo kapituj dhe 6,236 ajete apo versete.
Burimi: Fars News Agency