Panairi i Librit në qytetin e shenjë në Naxhaf, Irak
Edicioni i 9-të Ndërkombëtar i Panairit të Librit filloi në qytetin e shenjtë në Naxhaf të Irakut, të enjten.
Oborri Tousi i Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) po organizon këtë ngjarje, e cila do të vazhdoi deri të dielën, më 19 mars 2017.
Një numër i dijetarëve, fetarëve dhe figurave të shquara, së bashku me zyrtarët e qytetit dhe përgjegjësit e Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes.
221 botues nga 10-të shtete kanë paraqitur librat e tyre të fundit në Panairin e Librit.
Përveç Irakut, si vendi mik- pritës, botues nga Libani dhe Irani kanë ekspozuar numrin më të madh të librave në Pavionet – (Çadrat) e tyre.
Shumica e librave të paraqitura në panair kanë përmbajtje fetare-Kur’anore dhe të shkencave Islame, duke përfshirë Fikhun (jurisprudencën) dhe Tefsirin (Komentimin e Kur'anit).
Burimi: ABNA24