Gjyle Peliku : Populli shqiptar sot është në rrugë të Zotit, ka vatan dhe iman
“Populli shqiptar sot është në rrugë të Zotit, ka vatan dhe iman, i pëlqen kjo dikujt apo jo. Ne jemi krenarë për atë që jemi, popull me një gjuhë dhe kulturë të lashtë dhe, më e vlefshmja, me një (Në vend të reagimit ndaj palo shkrimtares, Zana Ramadani, për qasjen e saj antishqiptare dhe antimyslimane në librin e saj Die verschleierte Gefahr, në shqip: Rreziku i mbuluar)”
Gjyle Peliku një profesoresh e suksesshme dhe besimtare i bëri një replikë shkrimtares, Zana Ramadani e cila boti librin e saj me emër “ Die verschleierte Gefahr, në shqip: Rreziku i mbuluar “ që siq thotë Gjylja citoj : “ ... dhe sot ajo ka kapur shpatën në stilin e Selman Rushdije kundër Islamit, kuptohet jo për t’ia ulur vlerën atij, por për t’u ngritur në karrierën e saj. “
Ne do ti regjistrojmë disa mendime të gjylës nga shkrimi i saj reagues nga Zana Ramadanit autores së librit të quajtur “ Rreziku i mbuluar”.
- Besimi paraqet njërën ndër shtyllat kryesore të njerëzimit dhe si i tillë është i pakontestueshëm sa i përket rëndësisë së tij në zhvillimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë, ruajtjen e balancës shoqërore dhe promovimin e vlerave universale njerëzore.
- Fetë janë të domosdoshme për qenien njerëzore dhe assesi nuk guxojmë ta vëmë në pikëpyetje rolin e tyre në të mirë të njerëzimit, pavarësisht se ato dhunshëm mund të instrumentalizohen nga sistemet e caktuara politike, duke i shërbyer propagandës pushtetare
- Nocioni “Islam” nënkupton paqe dhe si i tillë do të mbetet gjithmonë, pavarësisht tendencave të vazhdueshme nga brenda dhe jashtë për njollosjen e tij në rrafshin global pikërisht për arsyet e lartpërmendura.
- Nëse nëna shqiptare qenka dështake, siq e prëshkruan Zana Ramadani në roamanin e sajë , e cila për hir të fëmijëve të vet në të shkuarën ka ndenjur pa e parë burrin e vet kurbetqar edhe për një dekadë me radhë, atëherë nuk e di se çfarë atributesh mund të ketë një shoqëri perëndimore, e cila ka kohë që përballet me një krizë të madhe familjare dhe nuk ia del ta rimarrë assesi veten, pa dashur të hyj me këtë rast në hollësi në dukuritë monstruoze që i kemi parë nëpër ekranet televizive së fundmi, sepse nuk më përket mua të gjykoj mbi veprimet individuale të gjithsecilit dhe, aq më tepër, një rast të izoluar ta kthej në një prototip për mbarë një besim a shoqëri.
- Po, shqiptarët janë në shumicë të madhe edhe myslimanë, gjë që mua personalisht më bën krenare, sepse myslimanizmi nuk përbën vetëm një sistem normash të vlefshme për ne shqiptarët, por ai historikisht e ka garantuar vazhdimësinë e kombit shqiptar, tjetër gjë është se komunizmi përmes tij ka krijuar errësirën e përkohshme për ne shqiptarët si dikur Mesjeta për krishterët e Evropës, duke goditur fuqishëm aty ku dhemb më shumë, në arsim e kulturë.
- Nëse ne shqiptarët e Maqedonisë dikur kemi qenë të kufizuar në arsim, nuk na ka faj feja, por regjimi totalitar dhe represioni i paparë në të kaluarën, i cili i ka përdorur imamët e pandërgjegjshëm në instrumentalizimin e fesë për qëllimet makabre të regjimit, të njohura për këdo.
Populli shqiptar sot është në rrugë të Zotit, ka vatan dhe iman, i pëlqen kjo dikujt apo jo. Ne jemi krenarë për atë që jemi, popull me një gjuhë dhe kulturë të lashtë dhe, më e vlefshmja, me një tolerancë të pashembullt fetare, duke e lënë larg Evropën dhe botën.
Burimi: Bota Sot