Irani prezantoi avionin e ri luftarak
Irani ka prezantuar pajisjet e reja ushtarake, duke përfshirë edhe fluturaken e re luftarake Qaher F-313 për të cilin shumë kritikë më pare theksonin dhe besonin se është fjala për mashtrim. Presidenti i Iranit Hasan Ruhani ka thënë se vendi i tij nuk ka nevojë të merr prej askujt “leje” që të forcojë forcat e saja ushtarake.
Testimi i avionit të ri luftarak është kryer në panairin në Teheran, ndërsa mediat iraniane e kanë publikuar incizimin e prototipit të ri në pistë . Edhe një avion i ri vendor, fluturakja Kewser poashtu është prezantuar në këtë panair, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i Iranit Hasan Ruhani.
“Nuk do të pyesin askënd për leje të tjerëve për të forcuar forcat tona të armatosura, nuk do të kërkojmë leje nga askujt për të prodhuar raketat tona, gjuajtësit luftarak tanë”, ka deklaruar kryetari iranian Hasan Ruhani.
Prodhimi i avionëve luftarak Qaher F-313 dhe Kewser, është hyrje në prodhimin tani të avionëve më të mëdhenj luftarak, ka theksuar ministri i mbrojtjes i Republikës Islame të Iranit Hysein Dehkan.
Prodhimi i avionit luftarak Qaher F-313 është paralajmëruar në shkurt të vitit 2013, me ç’rast ka shkaktuar kritikë të ashpër ndërmjet ekspertëve ushtarak.
Shumë nga ata kanë theksuar se avioni është “mashtrim” dhe fjala është për “modelin nga leshi i qelqit”, duke theksuar se avioni ka dimensione shumë të vogla, dhe ka formën jo të zakonshme të krahëve dhe motorit të saj.
“Ky nuk është avion, pasi avioni i tillë i vërtetë nuk duket. Irani nuk ka aftësi të prodhojë avion luftarak”, ka cekur atëherë një ekspert ushtarak në atë kohë.