Kosova

Oficeri Hasanaj morri çmimin kadet më i mirë i huaj në Britani të Madhe

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Xhevahir Hasanaj, javën e kaluar mori çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë.

Ai thotë se gjatë gjithë kohës sa ka qëndruar atje bashkë me një tjetër pjesëtar të FSK-së, ka folur për Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Kemi folur shumë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, sidomos për trajnimin që e kemi ndjekur këtu në Kosovë. Kemi folur shumë, aq shumë sa ndoshta ndonjëherë e kemi tepruar. Mirëpo shkollimi që ofrohet këtu, është një shkollim shumë i mirë”, është shprehur ai.

Ndërsa kur foli për akademinë që ndjeket në Kosovë dhe përvojën e tij në Britani, ai tha se është shumë i lumtur me nivelin që ta ofron FSK-ja.

Oficeri Hasanaj u shpreh se ne jemi të gatshëm ta kemi edhe ushtrinë tonë.

“FSK-ja gjithkund po prezentohet mirë, gjithkund po dëshmon që është një ushtri moderne, vetëm se emrin dhe misionin nuk e kemi.