Garat Kur’anore Ndërkombëtare fillojnë më 19 prill në Teheran
Mesxhidi (musala) ‘Imam Humejni’ në Teheran do të presë ceremoninë e hapjes së edicionit të 34-të Garave Kur’anore Ndërkombëtare në Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën, më 19 pril 2017l.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrësit do të fillojnë garat e tyre në kategoritë e këndimit të Kur’anit dhe mësimit përmendësh të Kur’anit, të mërkurën pasdite.
Garat Kur’anore Ndërkombëtare për të verbërit është planifikuar të zhvillohen të mërkurën, gjithashtu.
Irani do të organizojë gara të tjera ndërkombëtare të Kur'anit këtë muaj, duke përfshirë edhe një garë për nxënësit e shkollave, e cila do të fillojë të shtunën, më 22 prill 2017, dhe një garë për femrat, e planifikuar të zhvillohet të dielën, më 23 prill 2017.
Në fillim të javës, Huxhet ul Islam Sejjid Mustafa Husseini, kryetari i Qendrës për Çështje Fetare-Kur’anore dhe Organizatës për Bamirësi tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA se më shumë se 280-të hafizë dhe këndues të Kur'anit do të marrin pjesë në ngjarjet e ardhshme Kur'anore Ndërkombëtare në Iran.
Duke marrë parasysh ata që i shoqërojnë garuesit dhe të tjerët të ftuar, numri i përgjithshëm i mysafirëve të huaj gjatë ngjarjeve Kur'anore do të arrijë në 400, shtoi ai.
Burimi: IQNA News