Kulturë - Art - Fe

Hafizi nga Irani gati për Garat Ndërkombëtare të Kur’anit në Kuvajt

Përfaqësuesi i Iranit në kategorinë e mësimit përmendësh të Kur’anit, në Garat Ndërkombëtare në  Kuvajt tha se ai është përgatitur mirë për një performancë të mirë në ngjarjene ardhshme Kur'anore.

Garat e 8-ta Ndërkombëtare të Kur’anit në Kuvajt, të njohura me emrin   Çmimi Kuvajt i Kur'anit, do të mbahet në Hotel Sheraton Kuwait City më   13-19 prill, 2017.

Pjesëmarrësit nga 79-të vende do të konkurojnë në kategoritë e mësimit përmendësh  të Kur’anit  dhe këndimin e Kur'anit.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IQNA, Davoud Fallahi Meybodi, i cilë do të konkuroi për Iranin në këto gara, tha se ai do përpiqet t’i shfaqë aftësitë dhe talentin si hafiz i  Kur’anit  që përfaqëson Iranin në nivel ndërkombëtar. 

Ai tha se ka kontaktuar me hafizë nga Irani të cilët morën pjesë në garat Kur’anore në vitet e kaluara, për t’u njoftuar me rregullat dhe çfarë anëtarët e jurisë presin nga pjesëmarrësit.

Fallahi Meybodi tha se për dallim nga Garat  Kur'anore të Iranit të cilat vënë theksin në Sawt dhe Lahn, në garën e Kuvajtit më shumë rëndësi është  Hifzi (saktësia e mësimit përmendësh të Kur’anit) dhe Texhvidi.

Duke vënë në dukje se asnjë hafiz iranian deri tani  nuk ka arritur të fitojë titullin e lartë në Garat Ndërkombëtare Kur’anore  në Kuvajt, ai tha se nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të treguar punën e tij më të mirë, por ajo që ka rëndësi është se jam duke vepruar si një ambasador i mirë për vendin në këtë ngjarje ndërkombëtare.

Republika Islamike e Iranit do të ketë një përfaqësues në kategorinë këndimit të Kur’anit. 

Burimi: IQNA News